Albania

Fillimet e para të pjesëmarrjes sonë në Kampionatin Evropian të Futbollit “futsal” në mesin e priftërinjve, datojnë në vitin 2015, me pjesëmarrjen për herë të parë në Austri. Që nga ai vit, e deri më sot, kemi qenë pjesëmarrës pëherë në të gjitha kompeticionet e organizuara. Në vitin 2018, në Bresha të Italisë, jemi paraqitur si një skuadër e vetme së bashku me ekipin e Kosovës. Në fillimet e vitit 2010, u formua një grup i madh meshtarësh të dioqezave së Shkodrës dhe Sapës, ku nisëm të luanim së bashku, pothuajse çdo të hënë, duke e jetuar si një moment shumë të bukur vëllazërie dhe bashkëndarjeje. Me të vërtetë ishin dhe vazhdojnë të jenë momente të veçanta argëtimi, rivaliteti dhe sfide. Kjo bashkëndarje fillestare u formësua që nga momenti i pranimit në kompeticionin Evropian të Futsal mes priftërinjve. Aktualisht ekipi ynë është i përbërë nga 26 anëtarë nga dioqezat e Shkodrës, Sapës dhe Lezhës, të favorizuar nga distanca jo e largët.
Këtë vit për herë të parë, jemi të nderuar të organizojmë Kampionatin e Futsal për prifta në vendin tonë. Ndërsa pjesëmarrësit e nderuar angazhohen në lojën e bukur të futsalit, gara bëhet një katalizator nxitës për shoqërinë, vëllazërine sportive e shpirtërore dhe vlerat e përjetshme që udhëheqin rrugëtimin tonë të shenjtë. Prandaj le ta përjetojmë këtë kampionat, si një formë harmonie midis sportit dhe virtyteve, ku çdo triumf jehon fitoren e së mirës mbi çdo sfidë.

The first engagement of our participation in the “futsal” European Football Championship among priests dates back to 2015, for the first time in Austria. Since than, until today, we have always participated in all championships. In 2018, in Brescia, Italy, we appeared as one team together with team Kosovo.
At the beginning of 2010, a large group of priests from the dioceses of Shkodra and Sapa was formed, where we started playing together almost every Monday, experiencing it as a very beautiful moment of brotherhood and inclusion. They truly were and continue to be special moments of enjoyment, rivalry and challenge. This primary initiative took form in the moment of admission to the European Futsal competition among priests. Currently, our team is composed of 26 members from the dioceses of Shkodra, Sapa and Lezha, favored by the short distance.
This year for the first time, we are honored to organize the Futsal Championship for priests in our country. As these venerable participants engage in the beautiful game of futsal, the competition becomes a catalyst promoter of camaraderie, sportsmanship,spiritual brotherhood, and of the eternal values ​​that guide our sacred journey. So let’s experience this championship as a form of harmony between sports and virtues, where every triumph echoes the victory of good over any challenge.